Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga zyra e tij dhe mbishkrimin “Shihemi në 11:00”, kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka paralajmëruar shpalljen e kabinetit të ri qeveritar, që pritet të bëhet publik pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së në Pallatin e Kongreseve.
Në orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re.
Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj.