Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se i përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.
Meta tha gjatë një interviste në “Syri Tv” se gjatë një udhëtimi me avion i kishte telefonuar Gramoz Ruçit, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019, ndërsa ka shtuar se komunikoi vetëm gjërat bazike, pasi sipas tij telefoni i presidentit përgjohej.
Sipas Metës, telefoni i tij përgjohet nga shërbimet sekrete të brendshme por edhe të huaja.
“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta mes të tjerash”,-tha Meta.