“Presidenti i Republikës përfaqëson popullin”, Taulant Balla: T’i heqim turpin shqiptarëve, të shkarkojmë Metën!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka prezantuar nismën e 49 deputetëve për shkrimin e presidentit Ilir Meta.

Ai tha se procedura për shkarkimin e tij, është procedurë për shkarkimin e turpit nga shqiptarët.

 Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Balla iu bëri thirrje opozitës që t’i bashkohet kësaj iniciative për shkarkimin e Metës.“Çfarë thotë kushtetua: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e populli. Po si i drejtohet presidenti popullit; t’i mprehim sfurqet, lopatat, sëpatat. T’i mbrehin dhe t’i kenë gati për të dielën. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanë, ka edhe Rusia. Zgjodha këto dy deklarime të Metës, për të nxjerrë në dukje një fakt që se kundërshton më askush. Kurrë institucioni i kryetari i shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë në këto 30 vite. Kemi pasur president që i ka shpallur luftë popullit, që ka shkaktuar debate për mustaqet e tyre, por jo kaq banalë. Presidenti shumë popullor gjerman, dha dorëheqje vetëm për një deklaratë kontroverse në një radio mbi misioni ushtarak gjerman në Afganistan. Dua të rishpreh edhe një herë sot atë që thash 3 ditë më parë në këtë foltore. S’po kërkojmë shkarkimin e Metës se kemi interes specifik se kush do të jetë pasardhësi i tij apo se duam të vendosim në pozicionin e tij një përfaqësues tonin. Rrini të qetë, nuk është ky qëllimi. Procedura për shkarkimin e tij është detyrim moral dhe kushtetutës. Për t’i hequr turpin nga vetja dhe nga e Shqipërisë, dhe për t’ja lënë turpin atij që i takon. Skandalet e Metës, makthet e tij se SBA do ta vrasë me raketë në Malin me gropa, janë të mjaftueshëm se komandanti i forcave të Armatosura, të dalë në lirim, me urgjencë madje. Nëse ne nuk dot a bëjmë këtë shkarkim, mosveprimi ynë do të shkonte në shpërdorimin e detyrës nga ana jonë për mosheshtjen. Gjej rastin që t’i falënderoj 49 deputetët. Procedura për shkarkimin e tij, është procedurë për shkarkimin e turpit nga shqiptarët. Thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle, është thirrje ne emër të nevojës, që Shqipëria ka që të shkarkohet nga një turp, që kurrsesi se meriton. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të saj në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që edhe PD t’i bashkohej kësaj iniciative.”, tha Balla.

 

Të Fundit