Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë së është mbreslënëse të shohësh se me sa këmbëngulje Shqipëria vijon të përpiqet për antarësimin në Bashkimin Europian.
“Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt Bashkimit Europian dhe ankorimit të palëkundur në NATO. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj në krah të vlerave tona europiane dhe transatlantike më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Evropë edhe në vendin tim,” – u shpreh presidenti gjerman.
Frank Walter Steinmeier shtoi se edhe pse integrimi në BE nuk është finalizuar, Shqipëria ka treguar demokraci të pjekur në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se Shqipëria është jo vetëm aktor i njohur tashmë, por mbrojtës i rendit botëror të bazuar në rregulla.
“Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian,” – përfundoi presidenti gjerman.
Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë, hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë.