Premtime për ujë dhe drita, Rama: Disa akoma se kuptojë që dritat nuk i jep zoti, por OSHEE

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të Tiranës.

Sikurse edhe në fushatat e mëparshme elektorale, Rama ka premtuar përsëri furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa ka folur dhe për arritjet e qeverisë në sektorin e energjisë elektrike.

Për të vlerësuar arritjet e qeverisë së tij, Rama u krahasua përsëri me qeverinë e PD, 11 viteve më parë.

“Kur erdhëm ne në qeveri një dekadë më parë, në rrugë nuk flisje dot se nuk dëgjoheshe nga zhurma e gjeneratorit. 10% e miletit nuk e paguante energjinë. Sot, për herë të parë kemi një ulje të përgjithshme të energjisë. E ulëm, sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe përmbajtjen e sektorit. Ndërkohë, janë disa që thonë s’ju vjen turp, Shqipërisë ia ka dhënë Zoti dritat. Akoma s’e kanë marrë vesh që dritat s’ti jep Zoti, ia jep OSHEE. Falë marrëveshjes së arritur me Emiratet e Bashkuara Arabe, brenda 2030 energjinë do të prodhojmë të gjithë vetë. Nga 0 që e kemi gjetur, energjia diellore do shkojë mbi 30%. Edhe lufta po të plasë, nuk do të na ndikojë, s’e do e kemi tonën luftën, madje do eksportojmë”,-tha Rama.

Të Fundit