Festim Lena, një qytetar nga Divjakë, denoncon, se Prokuroria, po i mban të bllokuar automjetin e tij, i cili shërben për transportin e ujit, pavarësisht, se ai rezulton i pastër në sistemin e Drejtorisë së Transporteve.Kur shkoi të merrte targë të re, në sistem i doli e kuqe nga Interpol Tirana.Por sipas verifikimit të bërë nga Drejtoria e Transporteve, mjeti me probleme nuk është i njejti.Bëhet fjalë për një ngatërrim me një automjet tjetër që rezulton i regjistruar në sistem.Jurgen Rrushi, Kryetar i Regjistrimit të Mjeteve në Fier, shpjegon, se në këto kushte, qytetari duhet të marrë shërbimin, që i takon.Emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë Prokurorisë në Fier, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes.Pas ndërhyrjes së emisionit, Festim Lena shprehet i lehtësuar, pasi më fund mori çelësat dhe dokumentacionin e makinës së tij, që qëndronte prej një viti pa punuar.
