Prej 21 orësh nuk di asnjë gjë për djalin e tij, babai i 33-vjeçarit të zhdukur në magazinën e qendrës tregtare që u përshi nga zjarri: Kam dy ditë që e kërkoj!

Zjarri vazhdon të jetë ende aktiv në një qendër tregtare në Tiranë.

Dyshohet se tre persona janë zhdukur pas rënies së zjarrit. Një prej të zhdukurve është edhe 33-vjeçari Arjan Sala. Babai i këtij të fundit, në një prononcim për “Neës 24” deklaroi se ka dy ditë që kërkon djalin.

Babai theksoi se dje përpara punës, e ka takuar të birin për herë të fundit dhe nuk ka asnjë informacion më tej për të.

Babai i 33-vjeçarit të zhdukur u shpreh mos lotësh: Nuk i pret kush mediat, por i përzini. Kam dy ditë që kërkoj djalin. Çfarë po bëni, është kompani zjarrfikëses apo çfarë është. Dje para punës së tij e kam takuar për herë të fundit.

 

Të Fundit