Prangoset në Rinas “mbreti” i trafikut të heroinës nga Irani në Europë

Një operacion ndërkombëtar i realizuar nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Ai është Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia, i cili u arrestua pak ditë më parë sapo zbriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi i tij nuk u bë publik nga policia për shkak të operacionit që po zhvillohej nga Europol.

57-vjeçari erdhi në Shqipëri nga Turqia dhe akuzohet si kreu i një rrjeti kriminal, përgjegjës për importimin e heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.

Autoritetet e huaja e akuzojnë Ozbek së është pronari i ngarkesës prej 703 kilogramë heroinë të sekuestruar në Portin e Hamburgut në 30 Gusht të dy viteve më parë.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me konteinerë sapuni dhe kishte origjinë Iranin.

Gjatë kësaj kohe, autoritetet kanë kryer kontrolle në prona dhe bizneset e 57-vjeçarit si dhe të partneres së tij në Roterdam, Holandë.

Nihat Ozbek është në pritje të ekstradimit nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Të Fundit