Dy persona, janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje.
Ngjarja është regjistruar në Durrës, pasi policia kishte marrë kallëzim nga një 59-vjeçar se në banesë i kishin vjedhur shumë parash dhe bizhuterish.
Nga hetimet rezultoi se vjedhja ishte kthyer pa thyerja, pra dyshimet ishin që ishte hapur dera.
Sipas policisë ka qenë një 33-vjeçare me iniciale E.K që punonte si sanitare në këtë banesë që ka siguruar një kopje të çelësit të banesës.
Më pas ajo ia ka dhënë atë dy vëllezërve 42-vjeçarit F.H (i arrestuar) dhe 36-vjeçarit A.H (i shpallur në kërkim) dhe i ka thënë atyre se kur pronarët nuk ishin në shtëpi.
“Në cilësinë e provës materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F.H, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se e kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”, njoftoi policia.
Mësohet se vëllezërit kishin njohje me pronarët e shtëpisë.