Porti i Durrësit/ Rama: Prurje të jashtëzakonshme turistësh, jashtë çdo parashikimi

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga Porti i Durrësit. Në një status në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë krahas pamjeve, ku duket  një numër i madh automjetesh që kanë hyrë në Shqipëri shkruan se Porti i Durrësit ka patur ditët e fundit prurje të e jashtëzakonshme, në një sezon turistik që sipas Ramës po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj,jashtë çdo parashikimi.

“MIRËMËNGJES dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Të Fundit