Zhvillimet demografike të viteve të fundit tregojnë se vendi ynë mund të humbasë 14% të popullsisë deri në vitin 2054. Parashikimi është bërë në raportin e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
E ardhmja e Shqipërisë është e zymtë, në parashikimet për ecurinë e popullsisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara, në projeksionet e saj pret që vend ynë të humbasë 14% të banorëve në 30 vitet në vazhdim. Kjo normë na rendit mes 5 vendeve me rënië më të madhe, bashkë me Bosnjë, Lituaninë, Porto Rikon dhe Moldavinë.
OKB mban në konsideratë emigrimin dhe lindjet, ku referon se gra në moshë riprodhuese po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, duke e cuar norëmën e zëvendësimit në nivele që pamundësojnë shtimin demografik.
Nga ana tjetër, në shtete si Brazili, Irani e Turqia popullsia do të rritet rreth 5% deri në vitin 2054 dhe gjasat janë që tendenca e shtimit të banorëve të prekë 126 shtete.
Por, Shqipëria mund ta ruajë popullsinë e vet brenda vendit e cila sot është 2.4 mln banorë, nëse arrin të krijojë mundësi punësimi me paga konkurruese dhe politika të qendrueshme në arsim e shëndetësi dhe siguri.