Shqipëria ka gjetur avantazhin përballë Polonisë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë. Arbër Hoxha ka shënuar golin e parë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shqipëria luan për herë të parë në fazën “play-off”.
Minutë pas minute
45+4′ – Gjyqtari Anthony Taylor ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Shqipërisë
42′ GOL! 0:1 për Shqipërinë
Një gabim i mbrojtjes polake dhuron mundësinë perfekte për Arbër Hoxhën (Shqipëri), i cili nga afër e dërgon topin në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh.
34′ – Karton i verdhë për Mario Mitaj pas një ndërhyrje të fortë ndaj ashpër
18′ Probleme për trajnerin Sylvinho, pasi Arlind Ajeti nuk mund të vazhdojë lojën për shkak të një dëmtimi serioz, në vend të tij hyn Ardian Ismajli
6′ – Polonia nuk arrin të shënojë nga një këndore, Thomas Strakosha hidhet dhe pret topin.
6′ – Mundësi e mirë për Poloninë! Robert Lewandowski driblon bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon pak jashtë shtyllës së djathtë.
Formacionet zyrtare
Formacionet zyrtare janë publikuar ku trajnerët Silvinjo dhe Jan Urban kanë shuar dilemat. Surprizat nuk mungojnë nga kuqezinjtë, ndërsa Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi ndodhen në stol, me Hoxhën dhe Uzunin të preferuar në repartin ofensiv, së bashku me Bajramin me tipare sulmuese.
Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozga
Trajner: Jan Urban
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni
Trajner: Sylvinho
Atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat
Elseid Hysaj do të nisë si titullar dhe përmirëson rekordin si lojtari me më shumë paraqitje te kuqezinjtë (ndeshja e 97-të). Kapiteni Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 70-të, duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ka më pak se 50 paraqitje.



