Video shqetësuese e një politikani gjerman është bërë virale, pasi ka regjistruar veten në një banjë publike në Gjermani, teksa po lëpinte tualetin.
Martin Neumaier, ka treguar se ka kryer këtë veprim pasi i kujton kohën e Hitlerit, duke shtuar se ky ishte dënim që iu bëhej në atë kohë.
Në video, Neumaier u pa duke kënduar himnin kombëtar gjerman të epokës naziste. Madje, disa video të tij janë shfaqur në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.
Martin i përket Partisë Demokratike të Lirë (FDP) të Gjermanisë dhe është kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Partia liberale nuk ka komentuar për këtë çështje.