Politikani gjerman kritikon: Boll u ankuat, vishuni trashë gjatë dimrit!

Duke marrë parasysh frikën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe krizën energjetike në përgjithësi, politikani gjerman nga CDU – Wolfgang Schauble, po i përgatit gjermanët për vështirësitë që mund t’i kenë gjatë dimrit. Kur bëhet fjalë për pakot e ndihmave me vlerë miliarda euro, ish-ministri federal i Financave akuzoi qytetarët se janë shumë kërkues, transmeton Telegrafi.

“Në vend që gjithmonë të ankohen, gjermanët do të duhej thjesht të veshin “pulovra kur të ngrijnë gjatë dimrit”, tha ai.

Por këshillat për kursimin e energjisë nuk ka gjasa që të kalojnë dhe pranohen mirë në çdo vend. Schauble reagoi ndaj thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë në krizën energjetike. Një ditë më herët, qeveria federale së bashku me ekspertët ka hartuar planin për çmimin e gazit.

Koalicioni “Semafori” dëshiron të investojë rreth 95 miliardë euro, për të zbutur koston e lartë të shpenzimeve për konsumatorët si pasojë e luftës në Ukrainë. Në planin që do të duhej të implementohej në dy faza, është paraparë që të mbulohet kostoja e faturave të qytetarëve për muajin dhjetor dhe të subvencionohet kuota bazë për ta reduktuar gazin nga prilli i vitit 2023. Por, sipas mendimit të Schauble, gjermanët nuk duhet të mbështeten vetëm në ndihmën e politikanëve.

“Nëse u sugjerojmë njerëzve që gjithçka është e pakufizuar, ne po e shfrytëzojmë tej mase shtetin”, paralajmëroi ish-kryetari i Bundestagut në një intervistë për Bild.

Të Fundit