Policia Rrugore e Tiranës: 9 shoferë të arrestuar gjatë javës që lamë pas

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset. Gjatë javës së shkruar janë arrestuar 9 persona për drejtimin makine në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

“Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 9 shtetas për: Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike; Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor”, u shpreh policia.

Po ashtu janë vënë mbi 6600 gjoba.

356 për shpejtësi mbi normat e lejuara; 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 6 për përdorim të xhamave të errësuar; 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha; 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve; 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve; 145 për parakalime të gabuara; 5314 për parkime të gabuara”, u shpreh policia.

Ndërkohë janë bllokuar 6 makina për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe verifikime nga seksioni i trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës.

Të Fundit