Policia i thotë “JO” lekut nga shoferët! Shkon në 61 numri i të arrestuarve për korrupsion

Shkon në 61 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Së fundmi 4 shtetas janë arrestuar, përkatësisht shtetasja me iniciale, S.R. 24 vjeç e cila u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi me iniciale D.H 32 vjeç i cili u konstatua duke mos rregulluar shpejtësinë në qendra të banuara si dhe nën ndikimin e alkoolit, shtetasi me iniciale D.B 39 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë si dhe shtetasi R.T 52 vjeç i cili u konstatua duke qarkulluar në sens të kundërt me atë të lejuar.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë.

Të Fundit