Policia bastisi një galeri arti në Londër pas raportimit se brenda ndodhej një person që kishte humbur ndjenjat, por rezultoi se ishte një skulpturë.
Skulptura e artistit amerikan Mark Jenkins e quajtur “Christina” bëri bujë të vërtetë në galerinë e artit në Londër “Laz Emporium”.
E bërë nga shirit ngjitës paketimi dhe material shkumë, skulptura përshkruan motrën e pronarit të galerisë që ka humbur ndjenjat mbi një pjatë supë. Pas denoncimit se në galerinë e mbyllur ndodhej një person i pavetëdijshëm, efektivët e policisë kanë thyer derën në përpjekje për ta ndihmuar.
Megjithatë, kur hynë brenda, ata kuptuan se ishte një instalacion arti i porositur nga pronari i galerisë Steve Lazarides.