Janë zbuluar nga Policia e Tiranës rreth 4000 vepra arti të dyshuara si të vjedhura dhe është bërë arrestimi i një personi.
Sipas Klan News, veprat e artit janë zbuluar në një banesë, ndërsa në pranga është vënë një 31-vjeçar me iniciale A.K..
Objektet e trashëgimisë kulturore dyshohet se janë marrë apo vjedhur nga kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.