Policia ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër 23 deputetëve të opozitës që u përfshinë në incidentin e djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi gjatë seancës parlamentare të së hënës, ku aktet e dhunës kulmuan me djegien e disa karrigeve në hyrje të sallës plenare.
Policia përmes një komunikate për media njofton se ka marrë të gjitha provat dhe materialet filmike për dokumentimin e ngjarjes dhe i ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
– F. H., 56 vjeç,
– Xh.M., 57 vjeç,
– L.G., 52 vjeç,
– A.Gj., 50 vjeç
– I.Zh., 37 vjeçe,
– L.M., 47 vjeçe,
– D.S., 59 vjeç,
– L.B., 61 vjeç,
– L.H., 57 vjeç,
– A.D., 57 vjeç,
– E.B., 51 vjeç,
– E.Xh., 39 vjeçe,
– S.K., 40 vjeçe,
– S.K., 43 vjeç,
– E.S., 66 vjeç,
– K.M., 62 vjeç,
– V.D., 56 vjeç,
– M.K., 50 vjeçe;
– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.