Policia e Durrësit referon në Prokurori 26-vjeçarin që shpërndante foto fyese të një 18-vjeçareje në rrjetet sociale
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh. C., 26 vjeç, banues në Greqi.
Ai dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale, ku ka postuar fotografi të një 18-vjeçareje, duke i shtuar mbishkrime fyese dhe duke cenuar dinjitetin e saj. Hetimet vazhdojnë në lidhje me këtë rast.