Policët serbë i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës, reagon deputeti shqiptar

Punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Pribojit në Serbi, kanë publikuat një video duke kënduar këngë të iu kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së Sllobodan Millosheviç.

Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në “Facebook” njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë, gjat ë festimeve për ndërrimin e viteve.

Video është cilësuar si skandaloze, pasi ata i thurin lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Për këtë video ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit

“O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”.

Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut.

Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale.

Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq.

Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”-shkruan deputeti shqiptar.

Të Fundit