27-vjeçari Rael Luli ishte bërë pjesë e RENEA-s, repartit elitë të policisë së shtetit prej afro 2 vitesh. Në këtë strukturë rekrutohesh me konkurrim pasi të kalosh një sërë testimesh.
Sipas hetimeve, këtë pozicion i riu e shfrytëzonte për të lëvizur lirshëm e për t’iu shmangur kontrolleve gjatë shpërndarjes së kokainës, së bashku me 4 të rinj të tjerë, në zonën e “Parkut të autobusëve”, Kombinatit, ‘Misto Mames’, Yzberishtit dhe Qytetit të Nxënësve.
Dy muaj më parë polici i ‘Shqiponjave’ të Sarandës Lavdosh Metaj u arrestua po për shpërndarje kokaine, ndërsa në korrik në kryeqytet për të njëjtën akuzë përfundoi në pranga, oficeri komisariatit nr. 2 Elefterios Sullaj.
Numri i policëve të dyshuar për lidhje me kultivimin e kanabisit, sipas raportit më të fundit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave është dyfishuar.
Policë të arrestuar për kanabisin
2019 2020
15 30
Numri i policëve të arrestuar për korrupsion sipas raportit të kontrollit të brendshëm është ulur.
Policë të arrestuar për korrupsion
2019 2020
63 45
Të tjerë efektivë pritet të përfundojnë në pranga. Sipas raportit të SHÇBA-së (Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave), 24 raste po hetohen në bashkëpunim me SPAK-un.