Problematika e rradhës na vjen nga Familja Agolli. Flutura Agolli tregon, se në vitin 2002 kanë hapur një biznes fruta perime në Pogradec. E kanë mbajtur deri në vitin 2014 dhe kanë dashur ta mbyllin. Shkuan, dorëzuan licensën për ta mbyllur. I thanë, që kishte detyrime për të paguar. Në këtë moment bashkëshorti i saj pagoi detyrimet. Në vitin 2018, kur i duhej një vërtetim, që nuk ka biznes, në e albania i refuzohej ky vërtetim. U paraqit në drejtorinë e tatimeve të Korcës, ku i thanë, që për pak kohë, do t’i mbyllej biznesi. Më në fund vërtetimi doli dhe e fjetën mendjen. Kur në vitin 2021 iu desh përsëri një vërtetim, në e albania përsëri dilte refuzim. Shkoi në Korce, por nuk i dhanë zgjidhje.Ne kemi komunikuar në telefon me drejtoreshën e Tatimeve të Korcës, e cila tha, se do të njihej me rastin dhe do të ofronte zgjidhje.Më pas kontaktuam me punonjësin e drejtorisë së tatimeve Korcë, i cili tha, se zotëria duhet të bëjë një deklaratë të munguar të vitit 2014. Vetëm pasi të bëjë këtë veprim, zotëria do ta zgjidhë situatën me inspektorin e dosjes, duke bërë të mundur cregjistrimin e biznesit të tij, që nuk e ka prej vitit 2014.
- +355 67 220 8888
- [email protected]