Pas ngjarjes së raportuar ku një 15-vjeçar në Pogradec ka përdhunuar një 12-vjeçare për disa kohë, ka ardhur edhe reagimi i nënës së të miturës.
E ëma u shpreh se djali e përdhunonte vajzën e saj për disa kohë rresht, përmes kërcënimeve me vrasje.
Ajo shtoi se ka disa ditë që e bija nuk shkon në shkollë pasi është e shqetësuar dhe në ankth.
“Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15-vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do vras veten. 15 vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bërë denoncim në polici. Vajza ka disa ditë qē nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia.
Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se dy vite me parë, vajza e madhe e kësaj familje nga fshati Vërdovë i Pogradecit, ra pre e një përdhunimi sistematik nga një 46-vjeçar nga i njëjti fshat, i cili u dënua nga gjykata me 8 vite burg./Panorama