Po vadiste kanabisin mes vreshtit të rrushit, kapet “mat” 37-vjeçari

Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vreshti” është bërë i mundur ndalimi i një 37-vjeçari i cili në momentin e ndalimit po vadiste bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush.

Sipas policisë bimët janë konstatuar në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur 37-vjeçarin në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë janë asgjësuar nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Të Fundit