Po transmetonte LIVE, gazetari përballet me ngjarjen e “pazakontë” (VDIEO VIRALE)

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një gazetari në Moldavi, teksa ishte duke raportuar në transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Gazetari australian JohnPaul Gonzo mori një puthje live nga një kalimtare teksa regjistronte një reportazh në Moldavi. Ky moment ishte i papritur për gazetarin, i cili për një moment u vu edhe në siklet dhe më pas i tha vajzës ‘je shumë e lezetshme’.

Video bëri shumë ndjekës në rrjet që të qeshnin, por nuk kanë munguar as polemikat. Disa komente thonë se nëse rolet do ishin ndryshe dhe puthjen t’ia kishte dhënë një djalë gazetares do komentohej si ngacmim seksual.

Të Fundit