Një këmbësore 45 vjeç është përplasur nga një automjet në vijat e bardha në Berat.
Klan News raporton se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi kur ka goditur këmbësoren, e cila ka marrë dëmtime të shumta në trup. 45-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.