Po priste dru, pema rrëzohet dhe e godet pas kokës, humb jetën 50-vjeçari

50-vjeçari, Rruzhdi Tasha i cili po priste dru me motosharrë në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Së bashku me një person tjetër, duke prerë një pemë të llojit “Ah” gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka humbur jetën.

Materialet iu  referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale./tvklan.al

Të Fundit