Po përgatiteshin të shkonin me gomone drejt Italisë, kapen 50 emigrantë sirianë në Vjosë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Po përgatiteshin të shkonin me gomone drejt Italisë, kapen 50 emigrantë sirianë në Vjosë

VLORË
Policia e Vlorës, me anë të një lajmërimi deklaron se janë kapur 50 emigrantë në Vlorë, që po përgatiteshin të shkonin drejt Italisë.

Sipas policisë, operacioni ishte i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të emigrantëve nga vendet e treta.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta.

Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza

Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë

Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.

Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *