Po përgatiste katin e tretë të banesës për kultivim kanabisi, policia arreston 47-vjeçarin në Durrës

Paulin Lleshaj 47-vjeç banues në Durrës, është arrestuar nga policia, pasi po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba.

Uniformat blu bënë me dije se kontrolli i ushtruar në banesë, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Informacion– Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Parandalimi”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me llamba.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës.

Parandalohet krijimi i një ambjenti (banesë) për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Sekuestrohen mijëra fara Cannabis Sativa, pajisje të ndryshme elektrike që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambjent të mbyllur, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.

Në vijim të goditjeve operacionale të njëpasnjëshme kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore në DVP Durrës ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen 15, Durrës, një shtetas po përgatiste katin e tretë të banesës së tij për ta përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të ngrohjes me llamba, shërbimet policore organizuan punën dhe ushtruan kontroll në këtë ambjent.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.