Në këtë pjesë të emisionit investigojmë mbi një rast, kur një qytetar ndërron jetë nga tumori dhe pas vdekjes shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin, se i ndjeri kishte borxhe.Bashkëjetuesja e Arjan Vocit denoncon, se gjithcka është falsifikuar, kur i ndjeri jetonte ditët e fundit në spital. Në kontratën e shit-blerjes së makinës në 6 janar 2021, thuhet, se Arjani Voci është paraqitur personalisht në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, por në të njëjtën ditë ai ishte në spital, i operuar një ditë më parë.Po kështu kontrata e shit-blerjes së shtëpisë mban datën 19 mars 2021, por ajo nuk ka të bashkëngjitur një raport mjeko-ligjor, që provon aftësinë e Arjan Vocit. Këtë shkelje e pranon edhe kryetarja e Dhomës së Noterëve Mimoza Sadushi. Në përfundim të procedurës problematike, rezulton, se apartamenti i të ndjerit është blerë nga shoku i tij i ngushtë Ylli Selaj për 60 milionë lekë të vjetra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]