Roland Dhimogjini ka një biznes kreperi pranë sheshit Ëilson në Tiranë.Ai tregon, se në datën 12 maj rreth orës 21.00 kanë mësyrë forcat e komisariatit numër 2, pasi ne trotuar ishte një qytetar, që banonte në të njejtin pallat me kreperinë e që po priste të merrte një porosi. Qytetari është shoqëruar me forcë në polici, ndërsa administratori i biznesit është kërcënuar me gjobë për thyerje të karantinës, por pa asnjë akt me shkrim.Stop transmeton pamjet e asaj nate, ku degjohet qytetari që thotë, se ka djalin vetëm e ka zbritur thjesht për t’i marrë një krep. Nga ana tjetër dëgjohet edhe Rolandi, që këmbëngul se qytetari është jashtë lokalit dhe ai punon vetëm në shërbimin delivery. Në komisariatin numër 2 na u tha, se masën për biznesin e vendos komisioni me në krye shefin e komisariatit dhe qytetari mund të mbrohet atje.Në fund komisioni vendosi mosgjobitjen e biznesit, duke marrë në konsideratë pamjet filmike.
- +355 67 220 8888
- [email protected]