Dështon për herë të tetë marrja e dëshmisë së Luftar Reçit për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Luftar Reçi i ka dërguar një letër nga burgu gjykatës ku thotë se është i sëmurë nga diabeti dhe sëmundje të tjera.
Në letrën e tij Reçi nënvizon gjithashtu se i rrezikohet jeta.
“Të më çoni mua në gjykatë është njësoj si të vendosni qengjin mes ujqërve”, shkruan Reçi në letrën e tij.
Nga ana tjetër gjatë seancës së mbajtur i pandehuri Elmiljano Shullazi ka kërkuar që Reçi të vijë në seancë në mënyrë që ta shohin dhe në sy kur jep dëshminë e tij.
Ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Luftar Reçit në gjykatë.