Po luante në oborrin e shkollës, nxënësin e zënë poshtë inertet, përfundon në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në mesditë ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare Bajram Curri ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij.

Ngjarja është shënuar në oborrin e shkollës, ndërkohë përballë saj po bëhet rikonstruksioni i plotë i ish-shkollës së vjetër Bajram Curri (po kthehet në shkollë profesionale).

Fëmija ka qenë në oborr duke luajtur me top. Nxënësi ka tentuar të marrë topin e rënë pranë kantierit të ndërtimit, ndërsa papritur materiale inerte i kanë rënë nxënësit në trup, ndërkohë është dërguar nga mësues dhe nxënës në urgjencën e spitalit të Kukësit.

Më pas është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve, në zonën e punimeve mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe është bërë sot izolimi i plotë i kantierit.

Ndërkohë, ngjarja ende nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukësit.

Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier.

Të Fundit