“Po ku e hap un e-mailin e zyrës” drejtori le mësuesen pa punë, zgjedh kandidaten që është e zonës!

Një mësuese nga Lushnja, e cila kandidoi për vendin vakant të nëndrejtorit në shkollën 9-vjeçare “Kamber Benja” në Këlcyrë, pasi kreu të gjitha fazat e konkursit, përfshirë edhe intervistën, u njoftua vetëm pas shumë insistimeve, se konkursi ishte pezulluar. Arsyeja zyrtare, që i thanë, ishte, se ishte shfaqur një aplikante tjetër, dosja e së cilës nuk ishte kontrolluar, pasi shkolla nuk kishte akses në email, për shkak të një kompjuteri të vjetër. Drejtori i shkollës Arben Zoto pranoi, se kandidatura e re kishte dërguar dokumentet me email, por sistemi nuk i hapte. Për kriterin e “Shkollës së Drejtorëve”, ai tha, se ishte zbatuar për të gjithë kandidatët, që morën pjesë.Ndërkohë, Rakip Pashollari, nën­drejtori i komanduar dhe një nga kandidatët në konkurs, pranoi, se nuk e ka Shkollën e Drejtorëve, madje nuk kishte dijeni, se ky ishte kriter i detyrueshëm. Sipas tij, pezullimi erdhi sepse konkursi doli i parregullt.Në ZVA Përmet-Këlcyrë, drejtoresha Anila Mihali e quajti pezullimin normal, duke thënë, se doli një dosje e re.Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti e konsideron pezullimin të paligjshëm, madje në kufijtë e veprës penale, duke theksuar, se DRAP duhet të shpallë fituesine konkursit tashmë të zhvilluar.

Të Fundit