Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ngatërron Teheranin me Tiranën.

Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian. Megjithatë, zyrtari amerikan e “kap” shpejt gabimin dhe e korrigjon.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai

SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunëstë koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe. Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.

Të Fundit