Një turist lituanez rezulton i zhdukur prej 2 ditësh në bjeshkët e Valbonës. Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur operacionin e kërkimit.
Turisti kishte dalë për të eksploruar Bjeshkët e Nemuna, por prej datës 6 shtator nuk është kthyer në bujtinën ku po qëndronte.
Familjarët dhe banorët kanë kërkuar ndihmë për ta lokalizuar pasi nuk kanë mundur të kontaktojnë me të.