Plumba punonjësit të IMT/ Autori nuk pendohet: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë – Stop
Të Gjitha

Plumba punonjësit të IMT/ Autori nuk pendohet: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë

Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, ku Ilirjan Gavelli, 52 vjeç punonjës IMT-je u plagos nga Qani Muça, pas shembjes së banesës së Muçës nga ana e IMT-së, në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet janë zbardhur dëshmitë e të plagosurit dhe autorit.

Sipas burimeve për media në dëshminë e tij punonjësi i IMT-së, Ilirjan Gavelli është shprehur: Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur.

Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar.

Ndërsa autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që ka ndodhur. Ai ka deklaruar: Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Astir.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *