Poshtë Kalasë 200-vjeçare të Ali Pashës ndodhet plazhi i Porto Palermos.
Një hapësirë e vogël, me ujë të kristaltë e guralecë të bardhë , që tërheq thuajse çdo pushues që përshkon rivierën jugore.
Për këto turiste franceze që kanë mbërritur për të vizituar kalanë, plazhi duhet provuar me patjetër.
“Kisha dëgjuar që poshtë Kalasë së Porto Palermos është një plazh i aksesueshëm nga të gjithë, shume i bukur dhe me uje shume transparent”, thotë një prej tyre.
Pa shezlongë, plazhi është i aksesueshëm nga të gjithë, e për shqiptarët ky është një nga favoret e mëdha të plazhit, përveç asaj që i ka falur natyra.
“Jam nga Fieri, në plazh vij këtu vij për herë të parë. Ujerat janë shume te pastra, edhe njerëz nuk ka shume. Kombinimi i malit me detit duket shume bukur. Jam pozitiv qe nuk duhet te paguash shume leke për të bërë vetëm disa ore plazh”, shprehet një tjetër.
Plazhi në gadishullin shkëmbor është kthyer në një atraksion të padiskutueshëm të të gjithë atyre që vizitojnë jugut e Shqipërisë.