Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Kurbin dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Admir Shqypi, 30 vjec ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika. Autori është futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33-vjeçarin.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se për çfarë janë zënë dy të rinjtë.