Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit.
Kreu i qeverisë thotë se po bëhet i mundur pastrimi i hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje mbetjesh.
“Vazhdojmë pa u ndalur me Planin e Pastrimit Kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një nismë që do t’i shkojmë deri në fund Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun *momente pastrimi në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës”, shkruan Rama.