Merr një rrjedhë krejtësisht të ndryshme ngjarja e ditës së djeshme në Vlorë, ku paraprakisht u raportua se fqinji plagosi në krah fqinjin e tij, 40-vjeçarin Dëfrim Pashaj, pas një sherri për motive banale për disa rrënjë ullinj.
Burime kofidenciale nga policia e Vlorës konfirmojnë se fill pas ngjarjes është zbuluar një shtëpi bari, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë.
Mendohet se shtëpia e barit është zbuluar gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj njërit prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë.
Shtëpia e barit zbuluar në një vilë disa katëshe. Madje në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjës të OSHEE-së.
Hetimet janë ende në vijim në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.