Lidhur me plagosjen e ndodhur në Kamëz ndaj gruaje, policia bën me dije se rreth orës 15:30, 30-vjeçarja në fjalë, Elona Lala është paraqitur për ndihmë mjekësore në poliklinikën e Kamzës, pasi kishte pësuar një dëmtim në faqe.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor. Si rezultat i veprimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në komisariat i një 73-vjeçari, banues në Laknas.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, teksa një saçmë ka goditur aksidentalisht Elona Lalën, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, e reja është larguar në banesë, ndërsa vijojnë veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të ngjarjes.



