Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.10 në Korçë. Babai i moshuar plagosi djalin e tij gjatë një konflikti duke e dëmtuar në dorë me thikë. Ndërkohë raportohet se djalin e tij i cili ndodhet për mjekim në spital.
Nga detajet e reja të zbardhura dyshohet se babai ka qenë në gjendje të dehur teksa është konfliktuar me gruan. Nënjë situatë të tillë djali ka ndërhyrë për të qetësuar konflktin dhe në një moment ai është plagosur nga thika që mbante në dorë i ati.
Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.