Dy persona kanë rënë në pranga për plagosjen e trefishtë të ndodhur gjatë orëve të natës të kësaj të martë në Tiranë.
Ata janë Arjan Dushaj dhe Dardan Zalli, 38 dhe 35 vjeç. Të dy akuzohen nga policia se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes duke ndihmuar autorin e dyshuar, 33-vjeçarin Edison Elezaj. Ky i fundit vijon të mbetet në arrati.
Konkretisht, policia thotë se dy të arrestuarit pas të shtënave “i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.”
Në një njoftim të dytë për mediat, policia e Tiranës tha se ka mundur të dokumentojë plotësisht ngjarjen. Po ashtu, falë analizimin të kamerave të sigurisë, autoritetet kanë gjetur edhe pistoletën, që 33-vjeçari e mbante pa leje.
Të gjithë personat në fjalë ndodheshin në një lokal në rrugën e Kavajës, kur Elezaj dyshohet se qëlloi në mënyrë të pavullnetshme, e për pasojë 3 të afërm të tij që ndodheshin në të njëjtën tavolinë mbetën të plagosur.
Ndaj 33-vjeçarit policia e Tiranës ka ngritur akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.