Plagosi shokun në dhomën e hotelit/Autori:Ishim me mikeshën tonë,u droguam

Është zbardhur dëshmia e M.B,, i cili më 9 dhjetor 2021 plagosi me armë zjarri A.S në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas “News24”, 26-vjeçari në dëshminë që ka dhënë para policisë ka thënë se A.S e kishte shok.

Më tej ai ka treguar se atë ditë kanë qenë bashkë me një mikeshën e tyre në hotel dhe kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

26-vjeçari është shprehur se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma ka qëlluar në krah mikun e tij, ai ka thënë se ishe i frikësuar dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes atë ditë.

“Nuk kam dashur ta vras A.S. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf”, ka thënë 26-vjeçari para efektivëve të policisë.

Të Fundit