Plagosi me mjet të mprehtë dy persona në Pazarin e Korçës, arrestohet autori me probleme mendore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pazarin e Korçës ku kanë mbetur të plagosur me mjete të forta dy persona.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe autori është Jonis Mazllëmi i cili dyshohet se vuan nga problemet mendore dhe gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike. Të plagosur lehtë kanë mbetur dy persona, 52 vjeçarja A. M., dhe qytetari V. Sh., 60 vjeç që ka ndërhyrë për të hequr autorin. Dy të plagosurit po marrin trajtimin në spital.

Ndër të tjera bëhet e ditur se nga hetimet e policisë rezulton që mes autorit dhe gruas që mbeti e plagosur nuk ka pasur konflikte. Dyshohet qe autori ka qenë nën efektin e narkotikëve.

Ndërkohë një dëshmitare nga vendngjarja shprehet se e ka parë të gjithë ngjarjen dhe mes autorit e gruas nuk ka pasur konflikt, por djali e ka goditur disa herë me hanxhar atë.

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar”,shprehet ajo.

Gjithashtu mësohet se autori është shoqëruar menjëherë nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Të Fundit