Plagosi ish të dashurën pasi nuk pranonte të ndahej, i riu para policisë: Doja vetëm ta trembja – Stop
Të Gjitha

Plagosi ish të dashurën pasi nuk pranonte të ndahej, i riu para policisë: Doja vetëm ta trembja

Fadil Likaj 30-vjeçari nga Shkodra i arrestuar një ditë më parë pasi plagosi ish të dashurën e tij në Vlorë ka dhënë dëshminë para policisë.

Ai është shprehur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë dhe jo ta qëllonte me armë

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” është shprehur ai në gjendje mjaft të rënduar, raporton Abc News

E reja 20-vjeçare nga Berati kishte vendosur të ndahej nga Likaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë fakt. Mësohet se Likaj e ka tërhequr ish të dashurën zvarrë për disa metra dhe më pas i ka drejtuar pistoletën duke e qëlluar me plumb afër kokës.

Në çantë ka pasur dy granata, njërën e hodhi në lokal, por fatmirësisht nuk shpërtheu pasi kishte siguresën. Likaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentative, si dhe posedim të armëve dhe municioneve luftarake pa leje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *