Plagosën me thikë 16 vjeçarin, arrestohen dy të miturit në Shkodër

Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje. Policia njofton se dy të rinjtë janë konfliktuar me një 16 vjeçar, të cilin e kanë goditur më pas me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Vasil Shanto”. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa i plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Të Fundit