Presidenti Donald Trump, në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi.
Takimi ishte i mbushur me emocione dhe ndjeshmëri, ndërsa qëllimi kryesor ishte t’i dhurohej një buzëqeshje dhe pak shpresë djalit të vogël shqiptar, pjesë e këtij programi.
Në shenjë simbolike, Trump i dhuroi djalit një monedhë të veçantë presidenciale, duke i thënë me humor: “Mos e humb!”
“Make-A-Wish” është një nga organizatat më të njohura në botë që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda, duke i dhuruar momente gëzimi e frymëzimi për ta dhe familjet e tyre.
“Mos e humb këtë, shok”, u shpreh presidenti duke i buzëqeshur djalit, i cili e pranoi dhuratën me emocion.
Në video dëgjohet Trump teksa i thotë motrës së djalit se ”ai është një vëlla i mirë”.